Janë publikuar pamjet kur Azgan Mërnica 23 vjeç futet në makinën private të familjarëve të tij dhe niset drejt Drejtorisë Vendore të Policisë Fier për t’u dorëzuar i akuzuar për vrasjen e policit Novruz Cenaliaj.
Në këtë video të publikuar nga Tv Klan dëgjohen zërat e familjarëve të tij, teksa 23-vjeçari futet në makinë për të shkuar në ambientet e policisë.
Azgan Mërnica ishte lokalizuar në një banesë në fshatin Dërmenas dhe forcat RENEA kishin kërkuar që të vetëdorëzohej. Për këtë të fundit negociuan babai dhe daja i 23-vjeçarit.
RENEA ju kishte lënë afat për vetëdorëzimin dhe në rast të kundërt do të ndërhynin, edhe duke e neutralizuar fizikisht nëse do të kishte kundërpërgjigje.