Haxhi Thaçi babai i Hashimit po gjendet në trajtim mjekësor në Spitalin Amerikan të Kosovës.
Lidhur më gjende e rënduat të tij ka reaguar edhe avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetic. Ai ka shkruar se Prokuroria Speciale ka refuzuar kërkesën për t’i mundësuar Thaçit një vizitë të shkurtët tek spitali ku po qëndron babai i tij, shkruan Gazeta Insajderi.
Misetic ka treguar gjendja e Haxhi Thaçit është e rëndë, por gjyqtarët mohuan vizitën.
“Babai i klientit tim Hashim Thaçi është mjaft i sëmurë dhe është kthyer në spital. Ne kishim kërkuar që Hashim Thaçi t’i jepej një lirim i shkurtër dhe i mbikëqyrur për ta vizituar për arsye dhembshurie. Prokuroria e Specializuar kundërshtoi dhe gjyqtarët e mohuan vizitën”, ka shkruar Misetic në platformën X.
Haxhi Thaçi është i shtrirë në një nga spitalet në Kosovë.
Në vizitë babit të Thaçit i shkoi ish-komandanti i UÇK’së, Azem Syla.
‘’Sot, ne oret e pasdites ish -Komandanti Suprem i UÇK-sẽ z. Azem Syla i shoqeruar me kardiokirurgun Arber Kutllofcin vizituan babain e ish presidentit te Republikes se Kosoves z. H . Thaqit, Haxhi Thaqin cili gjendet ne trajtim mjekeser ne spitalin Amerikan në Prishtine’’, ka shkruar ai.