Babai u fut në det të shpëtonte djemtë, si ndodhi tragjedia në Vilë-Bashtovë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në plazhin Vilë- Bashtovë të Kavajës ku humbën jetën tre anëtarë të një familje nga Tirana.

Babai 50-vjeçar së bashku me dy fëmijët e mitur përkatësisht të moshave 15 dhe 13 vjeç, kanë gjetur vdekjen ndërsa po laheshin në det.

Gazetarja e Euronews Albania Sara Demushi raportoi se fëmijët e 50-vjeçarit nga Tirana kanë hyrë fillimisht në det dhe kanë rrezikuar për shkak të dallgëve të mëdha dhe detit të trazuar.

50-vjeçari ka hyrë menjëherë në det për t’u ardhur në ndihmë dy djemve të tij 13 dhe 15 vjeç, por fatkeqësisht asnjëri prej të treve nuk ka mundur të dalë i gjallë.