Boksierët e Kosovës po vazhdojnë me përgatitje dhe gara para Lojërave Evropiane Krakow dhe Malopolska 2023.
Këtë fundjavë ata morën pjesë në turneun ndërkombëtar “Miroslav Petroviq”, të mbajtur në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut për senior dhe të rinj.
Bursisti olimpik Paris 2024, Shpetim Bajoku, me dy fitore fitoi medaljen e artë, duke u vlerësuar edhe si ‘tekniku më i mirë’.
Në finale mundi serbin, Semiz Aliçiq, ish-kampion i Evropës për junior dhe çerekfinalist i Kampionatit Botëror për senior 2021.
Medalje të argjendtë fitoi Patriot Behami (një fitore), ndërsa të bronzta, Gentrit Gashi, Sali Hajdaraj dhe Benjamin Deva (për të rinj).