Bedri Hamza: Unë do t’i mbështes bizneset dhe jo të flasë me përbuzje për to

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, tha se prioriteti i tij kryesor është zhvillimi ekonomik, të cilin synon ta arrijë përmes lehtësirave për bizneset.

“Për dallim nga të tjerët, unë nuk flas me përbuzje për bizneset”, u shpreh Hamza në “Debat Plus” të TV Dukagjini.

Ai theksoi rëndësinë e respektit ndaj tyre.

“Bizneset janë taksapagues, punësojnë njerëz. Kudo në botë për taksapaguesit flitet me respekt”, shtoi Hamza.

Hamza premtoi se nën udhëheqjen e tij, klima e të bërit biznes në Kosovë do të përmirësohet ndjeshëm.