Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj po qëndron në Vilnius për një vizitë zyrtare.
Ai shkroi në Facebook se atje e vlerësoi mbështetjen e palëkundur të Lituanisë, si për Shqipërinë, ashtu edhe për Kosovën.
“Gjatë vizitës sime në Vilnius, vlerësova mbështetjen e palëkundur të Lituanisë për integrimin e Shqipërisë në BE dhe integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, shkroi Begaj.
Presidenti shqiptar tha se janë të angazhuar “për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe” me Lituaninë, duke u përqendruar “në sektorët e arsimit, ekonomisë, sigurisë kibernetike dhe turizmit”.
“Fluturimi i ri i drejtpërdrejtë do të ndihmojë në nxitjen e këtyre përpjekjeve”, shkroi Begaj.