“Bëj kujdes mor djalë!”, Doçi i kundërvihet artistit kosovar për këngën ‘Duje

Artisti Luan Durmishi është treguar kritik ndaj këngës “Duje” që do të performohet sot në Euronews nga këngëtarja Albina Kelmendi dhe familja e saj.

Sipas tij kjo këngë nuk ka identitet artistik. Durmishit i është kthyer ashpër Agim Doçi, i cili iu drejtua që të bëjë kujdes, me atë që thotë.

Doçi, në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai tha mes të tjerash se kënga e familjes Kelmendi ka vlerat më të mëdha historike sepse flet për dashurinë që duhet të lind në Shqipëri mes familjes.

Pjesë mga biseda:

Luan Durmishi: Kënga ‘Duje’ Nuk ka identitet artistik.

Agim Doçi: Pse e keni ftuar këtë mohues, në këto kushte Shqipëria ka nevojë për mbështetje.Bëj kujdes djalë e mos ia fut kot. Si nuk paska vlera artistike, kjo këngë ka vlerat më të mëdha historike sepse flet për dashurinë që duhet të lind në Shqipëri mes familjes.