Beleri: Do jap dorëheqjen si eurodeputet dhe do kandidoj për bashkinë Himarë

Eurodeputeti Fredi Beleri tha sot se çështjen e zgjedhjeve të 14 majit do ta çojë në Gjykatën e Strasburgut dhe nëse fiton do kandidojë sërish për bashkinë Himarë. I ftuar në emisionin ‘Now’ në Euronews Albania, Beleri u shpreh se gjëja që do të bëjë dhe di të bëjë më mirë është puna që ka të bëjë me Himarën. Ai shtoi se do të japë dorëheqjen nga europarlamentari me gjithë ato privilegje që ka për këtë.
”Siç e kam thënë shumë herë unë betejën time për çështjen e 14 majit do e mbaroj në Strasburg dhe nëse dal i pafajshëm, që besoj se do dal i pafajshëm do kandidoj sërish për bashkinë Himarë. Do jap dorëheqjen nga europarlamentari me gjithë ato privilegje që kam, se unë dua të bëj këtë këtu. Këtë politikë dua të bëj, këtë di të bëj”, tha Beleri.