Ministrja e Punëve të Jashtme, të Belgjikës, Hadja Lahbib, është takuar me homologen kosovare Donika Gërvalla, ku e ka informuar se do të hapin një ambasadë në Prishtinë.
Lahbib, tregoi se mes tjerash kanë biseduar edhe për situatën në veri dhe që të gjithë palët duhet të marrin masa për të ulur tensionet.
“Në takimin tonë e informova homologen time kosovare Donika Gërvalla, për vendimin tonë për të hapur një ambasadë në Prishtinë”, shkroi Lahbib.
“Ne diskutuam edhe dhunën e fundit në veri të Kosovës. Të gjitha palët duhet të marrin masa për të ulur tensionet”.