Një video që po qarkullon në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen e shumicës: futbollisti francez Benjamin Pavard, i njohur për sukseset me Francën dhe Interin, është parë duke vallëzuar me plis në kokë gjatë dasmës së tij me modelen shqiptare Kleofina Pnishi.
Dasma, e mbajtur buzë detit në bregun e Amalfit, shënoi një ceremoni romantike, ku Pavard dhe Kleofina kurorëzuan dashurinë e tyre përballë miqve dhe familjarëve. Pjesë e veçantë e festës ishte përfshirja e elementeve tradicionale shqiptare.
Në një moment të mbrëmjes, Pavard shihet duke vallëzuar me muzikë shqiptare dhe duke mbajtur plisin e bardhë mbi kokë, një gjest që u vlerësua si shenjë respekti për kulturën e bashkëshortes së tij dhe rrënjët e saj shqiptare.
Videoja, që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, është shpërndarë me entuziazëm, ku shumë ndjekës e quajtën Pavardin “dhëndri shqiptar”.
Ai po ashtu bën edhe shqiponjën.