Berisha distancohet nga dhëndri: S’kam lidhje me Jamarbër Malltezin. Të më akuzosh mua për pastrim parash duhet të jesh i pafytyrë

Sali Berisha tha se akuzat ndaj tij janë pafytyrësi.

Ai madje u distancua dhe nga dhëndri, duke thënë se s’ka lidhje me dosjen e tij.

“Këto akuza janë të mirëfillta politike, Sali Berisha është i përgatitur për çdo gjë, për kauzën e tij. Ai vendosi diktaturën, unë do të qëndroj me të gjithë forcën time.

Të akuzosh Berishën për larje parash duhet të jesh i pafytyrë. Natyrisht ata që firmosin gjëra të tillë as kanë fytyrë as kanë karakter.

Të akuzosh për korrupsion për një gjë që nuk ka absolutisht asgjë, përveç faktit që Jamarbër Malltezi është burri i vajzës time…

Nuk kanë kapur asnjë shkelje të vetme në procesin e privatizimit, ku qëndron atëherë? Sa i përket burimeve të parave të mia ato janë të qarta transparente si drita e diellit. Kjo është bërë me porosit të plotë, me insistim të tmerrshëm të tij, ndonjëherë e angazhuar edhe Lind Rama në këtë proces. Po unë nuk merrem me gratë”