Avokati i njohur, Besnik Berisha ka shpalosur detaje të padëgjuara deri më tani për vrasjen e rëndë të Liridona Ademajt.
Siç shprehet ai, plani për inskenimin e plaçkitjes, nuk ishte i vetmi. Sipas Berishës, të dyshuarit kanë menduar edhe një tjetër version për të shkaktuar humbjen e tashmë të ndjerës.
“Ka pasur të inskenohet një aksident me pasoja tepër të mëdha, të rrotullohet makina e saj, e mos të dilte e gjallë”, tha ai në Politiko.