Sherif Ramabaja
Beteja është intensifikuar. Berishën po e kërcënon SPAK – u dhe për t´i shpëtuar aktakuzës, po thërret Revolucion, që ta shpëtoi lëkurën e tij. Dhe për shpëtimin e lëkurës së tij, e akuzojnë se është i gatshëm ta djeg Shqipërinë, siç e bëri në vitin e mbrapshtë më 1997.
Rama llogaritet si personalitet i paskrupullt dhe egoist, i cili lufton për prestigj në arenën ndërkombëtare, derisa fuqishëm urrehet në Dardani, Luginë dhe në Maqedoninë Perëndimore, sepse prestigjin përpiqet ta arrij duke e sakrifikuar Kosovën, Luginën dhe Maqedoninë Perëndimore.
Me këtë dëshmon se shqiptarët për te janë vetëm numra. Po sikur Goebbelsi Vuçiq të vepronte njësoj ndaj serbëve ( siç vepron Rama ndaj shqiptarëve) do ta hanin të gjallë serbët.
Rama duke e injoruar Dardaninë deri tash ka pasur sukses, sepse Dardania me refuzimin e deritashëm të Asociacionit është në disavantazh. Për fat të keq ky disavantazh po vazhdon edhe pas sulmeve terroriste në Veriun e Kosovës me urdhrin e Vuçiqit, mikut shtëpiak të Ramës.
Si do të zhvillohen ngjarjet dhe kush kënd do ta fundos, mbetet të shihet se si do të zhvillohen ngjarjet, sidomos lufta Ukrainë – Rusi, kush do i fitoi zgjedhjet për shtëpinë e bardhë si dhe prej shumë faktorëve të tjerë gjeo – strategjik.
Vuçiqi për t´i ikur obligimeve ndërkombëtare mbi marrëveshjen e Ohrit, i ka shpallur zgjedhjet e lira në Serbi. Pra në këtë mënyrë si gjithherë po fiton në kohë, duke shpresuar për një klimë të volitshme politike në arenën ndërkombëtare.
Perëndimi për t´i ikur konfrontimit me Serbinë, po e toleron Vuçiqin duke e shpërblyer me Asociacionin, me shpresë që ta largojnë nga Rusia.
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani po luftojnë të vetëm kundër opozitës, kundër shtetit amë në krye me Ramën, kundër Serbisë me regjim fashist, kundër EU, kundër SHBA, kundër emisarëve Borrell, Lajçak, Escobar, Grenell, Hill etj. dhe thuaja kundër të tërë perëndimit.
Megjithëse edhe ata si duket së fundi janë dorëzuar dhe po deklarojnë se do ta pranojnë Asociacionin pa kompetenca, apo në përputhje me kushtetutën e Kosovës.
Ekziston rreziku se pa marr parasysh se çfarë definohet në atë Statut me kompetenca apo pa kompetenca, Serbia ashtu siç e interpreton historinë, sipas „fakteve” të veta, do ta interpretoi edhe Asociacionin. Me një fjalë ashtu sikurse Bosnjën do ta bllokoi edhe Kosovën, duke e përgatitur terrenin që ta pushtoi tërësisht, sapo t´i vij rasti.
Për t´i ikur ripushtimit, Kosovës i mbeten dy opsione, anëtarësimi në NATO ose armatosja dhe përgatitja për luftë përfundimtare me Serbinë. Po shpërthej konflikti, synimi i Serbisë do të ishte ripushtimi i tërë Kosovës, kurse i Kosovës do të ishte Molla e Kuqe, pra rikthimi i territoreve natyrale të saj.
Për t´iu shmangur një konflikti të hapur kryeministri Rama është aktivizuar për “të ardhmen e dy kombeve”: Kosova ta sakrifikoi veriun si tokë e askujt duke e pranuar ndarjen, ose Asociacionin.
Për t´i kënaqur apetitet e Serbisë ai e ka ofruar edhe Draft Statutin e tij. Planet e Ramës, përpos Serbisë i pranon edhe partia e tij PS, Rilindja e tij, Patronazhistët e tij, Partia Demokratike e Kosovës, enveristët, Lëvizja Popullore e Kosovës, etj. kurse kundër janë e tërë Kosova, Lugina, Maqedonia Perëndimore, Diaspora etj.
Sipas shumicës, planet e Ramës janë: dhurimi i territoreve Serbisë duke e fundosur e Dardaninë, Luginën dhe Shqipërinë, kurse Kosova shpreson në shpërbërjen e Serbisë. Dy botë tërësisht të kundërta.