“Betejë heroike në Gaza”, ushtria izraelite përleshet me Hamasin gjatë natës

Forcat e mbrojtjes së Izraelit bëjnë me dije se natën e së enjtes në të gdhirë e premtja një betejë historike është zhvilluar brenda territorit të Gazës përballë militantëve të Hamasit.

“Ata mbetën të vrarë, teksa ne do të vijojmë operacionin tonë deri në fitore”, shkruhet në adresën e ushtrisë izraelite në Telegram.

Sipas informacioneve nga burime të tjera, ushtria izraelite është përballur mbrëmë me disa skuadra terroristësh në Gaza. Pavarësisht, zjarrit intensiv, IDF e mbështetur edhe nga ajri me helikopterë dhe avionë, ka mund të eliminojë të gjithë agresorët.

Ndërkohë, në anën diplomatike, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, filloi vizitën e dytë në Izrael, që nga nisja e përballjes së armatosur në fillim të tetorit.

Më herët, kryediplomati amerikan zhvilloi një bisedë telefonike me përfaqësuesin e lartë të BE për punët e jashtme, Josep Borrell me të cilin diskutoi për situatën në Gaza dhe nevojën e menjëhershme për të dërguar ndihma për civilët palestinezë.