Bezos show në Kanë, jahti i tij 400 mln paund lë në hije gjithë miliarderët rivalë

Jeff Bezos i ka lënë në hije të gjithë miliarderët rivalë teksa ka lundruar drejt Kanës për të marrë pjesë në festivalin e famshëm me hiperjahtin e tij 230 metra të gjatë, që kushton 400 milionë paund.

Themeluesi i Amazon mbërriti në Festivalin e Filmit në Kanë me stil dhe lundroi me “Koru”-në e tij, teksa në bord ishte edhe e fejuara e tij Lauren Sanchez.

Bezos, të cilin Forbes e renditi si njeriun e tretë më të pasur në botë, bëri bujë me jahtin monstruoz që dallonte qartë teksa kaloi pranë jahteve në pronësi të manjatit të kazinove austriak James Packer dhe investitorit Todd Chaffee.

Jahti i tij “Koru” është aq i madh sa kishte plane për të çmontuar urën historike Koningshaven në portin e Roterdamit për ta nxjerrë atë pas përfundimit të ndërtimit, por ideja më vonë u konsiderua e panevojshme.

I njohur më parë si Y721, jahti tani quhet Koru, që do të thotë “fillime të reja” në gjuhën Maori.