Aktori i njohur, ish-banori i Big Brother Jul Deda ka reaguar për eksperiencën e tij disa mujore në këtë realityshow.
Ai u shprehu mirënjohje të pafundme gjithë qytetarëve që e kanë mbështetur gjatë eksperience, teksa nuk ka kursyer edhe thumbat ndaj produksionit.
Juli tha se pavarësisht se nuk fitoi 100 mijë euro, ai ka fituar zemrat e shqiptarëve, por ka folur me rezerva për produksionin.
Ai u shpreh se e di dhe se është i sigurt se ai e ka fituar BBV3 dhe se për këtë do të flasë në vazhdim ku do të tregojë edhe fakte.
“Përshëndetje zemrat e mia! Përshëndetje të gjithëve! Pas një dite pushim, mendova të dal në një video këtu dhe t’ju shpreh dy fjalë mirënjohjeje, falënderimi, konsiderate. Quajeni si të doni. Kalova katër muaj e gjysëm të vështirë në Big Brother, të vështirë i thënçin, se unë e kam shijuar pa fund, jam kënaqur pafund, me të mirat dhe këqijat e tij.
Normalisht aty njëri nga ne do të fitonte. Unë të them të drejtën jam munduar të tregohem me sa më shumë ngjyra dhe emocion, nganjëherë me sa më shumë kalkulime dhe lojë. Por jam munduar të jem i matur edhe pse nganjëherë na ka rrëshqitur edhe këmba.
Ajo që ma ka bërë më të lehtë këtë rrugëtim është mbështetja juaj, e secilit prej jush. Është një mbështetje organike, e dashur. Pa shumë lutje, që aman më mbështesni, ka qenë dashamirëse nga ju. Për këtë doja të ju falënderoja pafund.
Kam dal në rrugët e Tiranës më kanë dhënë dorën dhe më kanë përqafuar. Unë vërtet nuk i fitova 100 mijë euro, por fitova diçka të paparë. Kam fituar ju. Ju me të cilët unë kam 20 vite që jap dhe marr. Kam fituar zemrat tuaja dhe jam krenar për këtë gjë.
E di që unë me votat tuaja e kam fituar Big Brotherin. Dua ta bëj të qartë se e di, e di që me votat tuaja unë e kam fituar BBV, por të gjitha do sqarohen avash avash. Unë do komunikoj me ju nëpermjet punës time.
Po e them edhe një herë e di që e kam fituar BBV dhe këtë ma keni treguar ju nëpërmjet mesazheve dhe takimeve dhe nëpërmjet fakteve që unë kam marr vesh pasi kam dal. Dua të keni të qartë se unë sa isha brenda, mos kujtoni se nuk i dija, unë i dija gjërat”, tha Juli ndër të tjera.