Sirenat e raketave po bien në Jerusalem dhe Tel Aviv, ndërsa terroristët Hamasi ka lëshuar raketa me rreze të gjatë veprimi në qytetet më të mëdha të Izraelit.
Mediat izraelite e kanë cilësuae si “breshëria më e madhe që nga sulmi fillestar më 7 tetor”.
Disa shpërthime të forta janë dëgjuar në zona, por nuk ka raporte të menjëhershme për të lënduar apo dëme.
Raketat u lëshuan gjatë seancës hapëse të Knesset-it, duke dërguar ligjvënësit dhe pjesëmarrësit e tjerë në strehë për bomba dhe duke vonuar seancën.
Ndërkaq në fjalimin e tij në Knesset, kryeministri Benjamin Netanyahu thotë se Izraeli ka filluar të mësojë nga dështimet që çuan në infiltrimin vdekjeprurës të Hamasit më 7 tetor.
“Arsyet e fatkeqësisë që ndodhi do të hetohe dhe ne kemi filluar të nxjerrim përfundime”, thotë ai.
Duke i bërë thirrje botës që të bashkohet për të mposhtur Hamasin, Netanyahu lëshoi një paralajmërim të ashpër ndaj Hezbollahut të Libanit dhe Iranit: Mos na provoni, do të lëndoheni rëndë.