“Britania e Madhe i ka dërguar Ukrainës raketa me rreze të gjatë”

Britania e Madhe i ka dërguar raketat me rreze të gjatë në Ukrainë. Lajmi vjen pasi prej disa kohësh tashmë thuhej se vendi po përgatiste terrenin që ta furnizonte Ukrainën me raketa.

Sipas disa burimeve të shumta të cituara nga CNN, Britania e Madhe i ka dërguar Ukrainës një numër raketash Storm Shadow.

CNN citon një zyrtar perëndimor të ketë thënë: “Britania e Madhe ka thënë më herët se do t’i dërgojë Ukrainës armë me rreze të gjatë, kjo tashmë do të përfshijë edhe një numër raketash Storm Shadow.”

“Qeveria britanike e ka bërë të qartë se kjo është vetëm si përgjigje ndaj shënjestrim të qëllimshëm të infrastrukturës kombëtare civile nga Rusia dhe është një përgjigje proporcionale.”

Deklaratat mbeten ende për t’u konfirmuar zyrtarisht.