Bulmeti në Shqipëri kushton 11.7% më shumë se mesatarja europiane, më shtrenjtë se në Itali, Spanjë, Francë

Shqipëria është vendi më bujqësor i Europës, për shkak të madhësisë së sektorit në ekonomi (rreth 20% e PBB-së me 2021) dhe kontributit në punësim, por nga ana tjetër ka ndër çmimet më të larta të bulmetit në Europë.

cmimet-e-bulmetit

Në vitin 2022 vendi ynë u rendit ndër vendet europiane me çmimin më të lartë të produkteve të bulmetit dhe të vezëve në një publikim i fundit i Eurostat mbi të dhënat e konsumit për frymë në vendet e BE-së dhe ato kandidate me 2022.

Çmimet e bulmetit dhe vezëve ne Shqipëri ishin sa 111.7 për qind e mesatares se vendeve të Bashkimit Europian ose e thëne ndryshe nëse 1 kilogram nga këto produkte në BE kushton mesatarisht 100 lekë në Shqipëri kushtoi 111.7 lekë me 2022.

Shqipëria u rendit në mesin e 14 vendeve europiane me çmimin me të lartë të bulmetit vitin e kaluar.

Tre vitet e fundit në shumë vende të Europës çmimet shënuan rënie në krahasim me mesataren e BE-së, por në Shqipëri kishte rritje.

Me 2020 çmimi i bulmetit dhe vezëve në vendin tonë ishte sa 105 % e mesatares se BE-së, por në dy vitet e mëvonshme u rrit edhe me 6.8 pikë përqindje.

Të dhëna të detajuara nga Eurostat tregojnë në se në vitin 2022 çmimet më të lira për bulmetin dhe vezët në raport me mesataren e BE-së ishin në Poloni me 75%, më tej në vend të dytë ishte Maqedonia e Veriut me 82.2%, Bosnja, 90.1%, Franca me 90.3 Turqia me 94.7%.

Edhe Italia (108.7%), Spanja (102), Gjermania (102%) e kanë bulmetin më lirë se në Shqipëri.

Në krahun tjetër Islanda një shtet i vogël ishullor në Veri të Europës ku në pjesën më të madhe të vitit ka dëborë çmimet e bulmetit janë sa 167.2% të BE-së, me tej vjen Norvegjia me 151.6%, Zvicra me 148.8%, Greqia me 139.8%, Malta 131% etj.

Si rrjedhojë e çmimeve të larta shpenzimet për frymë të shqiptarëve për konsumin e bulmetit dhe vezëve u rriten ndjeshëm në vitin 2022 duke arritur në 324 euro për banorë në vit.

Nga viti 2019 në vitin 2022 shpenzimet e shqiptareve për bulmet dhe vezë u rriten me 30.6% sipas të dhënave të Eurostat.

Shpenzimet më të ulëta për frymë për bylmet i kanë irlandezët, serbët, bullgarët dhe polakët me më pak se 200-232 euro në vit për frymë.

Bulmeti dhe vezët janë produkti kryesor i shportës së mallrave me rendësi të lartë në procesin ushqyerjes të rekomanduara për konsum të përditshëm në të gjithë grup-moshat nga Organizata Botërorë e Shëndetësie.

Çmimet e larta të këtyre produkteve përveçse rendojnë kostot e jetesës rrezikojnë seriozisht shëndetin e popullatës që nuk mund të përballojë financiarisht blerjen e përditshme të tyre.

Industria vendase e përpunimit të qumështit po vuan rritjen e kostove dhe rënien e numrit të bagëtive, çka ka ndikuar në rritjen e çmimeve, duke e bërë atë jo konkurruese dhe duke favorizuar importet./ Monitor