Gazetari Artan Hoxha është takuar këtë të enjte në Pragë me Ballist Morin, shqiptarin që ngriti flamurin e Shqipërisë së Madhe me dron në stadiumin e Beogradit.
Ata i ka bërë bashkë ndeshja Çeki-Shqipëri që po luhet në stadiumin “Fortuna Arena” të Pragës.
Hoxha ngre dyshime se si ka hyrë Morina në Çekiu, kur autoritetet serbe vijojnë ta kërkojnë për ngritjen e flamurit shqiptar në Beograd.
“A e mbani mend këtë personazh???!!!
Njeriu i dronit me flamurin e Shqipërisë Etnike mbi stadiumin e Beogradit…
Në stadiumin “Fortuna Arena” të Pragës,
me Ballist Morinën…
Nuk e di nga “dreqin” ka ardhur dhe si ka hyrë në Çeki, por zyrtarisht vazhdon të jetë në kërkim nga Interpoli, pas urdhër-arrestit që vazhdon të mbetet ende në fuqi nga autoritetet Serbe.
O sa mirë me qenë shqiptar…”, shkruan gazetari.