Julian Deda dhe Egla Ceno ishin dy finalistët e fundit që u përballën ‘kokë më kokë’ për çmimin e madh të “Big Brother VIP3”
Julian Deda dhe Egla Ceno ishin dy finalistët e fundit që u përballën ‘kokë më kokë’ për çmimin e madh të “Big Brother VIP3”. Ishte aktorja e njohur e cila u shpall fituesja e këtij edicioni të tretë të reality show-t.
Ndërkohë kur i gjithë spektakli ka përfunduar, aktori i dashur për publikun ka patur një takim shumë të përzemërt me nënën e Eglës.
Juli e përqafon atë dhe i thotë se i ka pëlqyer shumë me atë kapele duke shtuar ‘gjigande fare’.
Nga ana tjetër, nëna e Eglës i drejtohet duke i thënë se ata kanë qenë në një lojë dhe më pas shton:
“Përqafoi nga familja. Të kam zemër, të dua shumë, të gjithë keni fituar”.