Cyrihu, ndër qytetet më të jetueshme në botë

Siç ka shkruar ditë më parë Albinfo.ch, Vjena zuri vendin e parë prej qyteteve më të bukura në botë, dhe bashkë me këtë është edhe një vend i pamposhtur sa i përket cilësisë së jetesës, përcjell albinfo.ch.

Ndërkohë Cyrihu është kurorëzuar në vendin e tretë si qyteti më i jetueshëm në botë përsëri, në një listë të përpiluar nga Njësia e Inteligjencës Ekonomike (EIU), e cila është publikuar të mërkurën, raporton CNN.

EIU, e cila është një organizatë motër e “The Economist”, ka ranguar 173 qytete nga i gjithë globi, duke marrë parasysh një varg faktorësh, përfshirë kujdesin shëndetësor, mjedisin, stabilitetin, infrastrukturën dhe edukimin.

Vlen të theksohet se Cyrihu i Zvicrës ka lëvizur nga pozita e gjashtë, në të tretën në listë.

Opsionet e panumërta për kulturën dhe argëtimin, si dhe stabilitetin, infrastrukturën e mirë dhe kujdesin e shkëlqyer shëndetësor, është rikthyer edhe një herë në pozicionin e çmuar, pasi ka siguruar një rezultat mbresëlënës.