Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka folur për sulmin terrorist në Banjskë, përgjegjësinë e të cilit e mori kryekrimineli Millan Radojiçiq.
Para se ta pranonte Radojiçiqi që e ka organizuar sulmin, Daçiq kishte hedhur dyshime rreth vërtetësisë së videos që e publikoi Sveçla e ku shihej Radojiçiqi.
“Ka pasur edhe borë, që do të thotë se nuk është regjistrim nga ajo ditë”, kishte thënë Daçiq.
Mirëpo, sot ministri i Vuçiqit, kur u pyet për këtë deklaratë, tha se ishte gabim i tij dhe se nuk ka dashur ta shfajësoj Radojiçiqin,
“Dikush më tha që ajo ishte video më e vjetër. Nuk kontrollova. Ishte gabim i imi. Unë kam dashur që ta shfajësoj Radojiçiqin”, tha Daçiq.