Ministri Hekuran Murati ka njoftuar se janë ekzekutuar edhe shtesat prej 100 euro për fëmijët.
Tutje ai ka bërë të ditur se bashkë me to janë ekzekutuar edhe shtesat e zakonshme mujore, po në llogarinë e njëjtët.
Njoftimi:
Ekzekutohet edhe shtesa e njëhershme për të gjithë fëmijët që janë në sistem të shtesave për fëmijë .
Mjetet janë transferuar bashkë me shtesën e zakonshme mujore, në llogarinë e njëjtë.
Varësisht nga banka, mund të marrë pak kohë derisa mjetet të reflektohen në llogarinë bankare.