Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, njofton se kanë dalë në dritë portrete dhe figura shenjtorësh gjatë punimeve për konservimin/restaurimin e pikturës murale në Kishën e Shna Ndout në Kepin e Rodonit.
Ndër të tjera kreu i qeverisë shkruan se punimet konsistuan në konsolidimin e shtresave përgatitore dhe pelikulit piktorik, pastrimin nga mbivëniet me gëlqere dhe llaç, pastrimin nga kripërat si dhe zëvendësimin e bordurimeve dhe stukimeve të vjetra
“Dalin në dritë portrete dhe figura shenjtorësh gjatë punimeve për konservimin/restaurimin e pikturës murale në Kishën e Shna Ndout në Kepin e Rodonit.
Punimet konsistuan në konsolidimin e shtresave përgatitore dhe pelikulit piktorik, pastrimin nga mbivëniet me gëlqere dhe llaç, pastrimin nga kripërat si dhe zëvendësimin e bordurimeve dhe stukimeve të vjetra
Piktura murale e kësaj kishe bashkë me atë të Kishës së Shëlbuemit në Rubik ishin në fokusin e programit të #EU4Culture gjatë këtij viti për restaurimin e veprave të artit ndërsa ndërhyrjet u realizuan nga restauratorja Edlira Çaushi dhe ekipi i saj. Specialistët e Sektorit të Veprave të Artit në IKTK kanë mbikqyrur nga afër ecurinë e këtyre punimeve.
*Kisha e Shna Ndout në Kepin e Rodonit është monument i trashëgimisë kulturore me një arkitekturë romaniko-gotike e shek. XIV”, shkruan Rama.




