Tragjedia në Koçan, shkak i zjarrit dyshohet të jenë mjetet piroteknike.
Zjarri që ka rënë në një diskotekë në Koçan, ku raportohet për shumë viktima e shumë të lënduar,mund të ketë ndodhuar si shkak i mjeteve piroteknike.
Aktualisht, nuk ka detaje zyrtare se si ka ndodhë ngjarja, mirëpo, ajo që bëhet e ditur nga MPB, është se janë arrestuar disa persona që kanë pasur lidhje me organizimin e kësaj feste private, dhe se Prokuroria ka thënë se të gjitha shërbimet kompetente, përfshirë edhe prokurorin publik nga Prokuroria Themelore Publike Koçan janë në terren.