Zlatko Daliq po shkruan histori me përfaqësuesen e Kroacisë. Katër vjet më parë e udhëhoqi deri në finale të Kupës së Botës, ndërsa në Katar, Kroacia është bërë gjysmëfinalistja e parë.
Por para se të merrte Kroacinë në vitin 2017, Daliqi nuk ishte top-trajner.
Ai ndër të tjera ka drejtuar edhe Dinamon e Tiranës. Kjo ndodhi në edicionin 2008/09. Dinamo e kishte fituar Superkupën e Shqipërisë me Daliqin në stol. Ai kishte dhënë dorëheqje në shkurt të vitit 2009, pasi humbi derbit me Tiranën dhe Partizanin.


