Albert Vataj
Erdhi si një ndërmendje në përkujtim të 573-vjetorit të kurorëzimit të heroit tonë kombëtar, patjetër edhe si një sfidë e disa të pasionuarve, të cilët ndoshta jo për të konkurruar, se sa për të shpërfaqur një kolorit të shtuar në ngjyrjen e mozaikut të legjendarit Gjergj Kastrioti, sollën një sprovë arti dhe një tendencë për të “rishkruar” historinë.
Konkretisht për të rivlerësuar kurorëzimin e Skënderbeut në këtë truall, në Kishën e Shën Mërisë në Dejë, ku edhe s’pari aktorët amatorë do të luanin “Dasma e Gjergj Kastriotit” në këtë përvjetor.