Sonila Çota është shqiptarja që ka lidhur kurorë me pakistanezin Was Khan.
Ata kanë një histori sa të bukur dhe të vështirë të dashurisë së tyre.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, nga SHBA, vend dhe në të cilin jetojnë, çifti kanë zbuluar shumë detaje, të cilat kanë qene vertet prekëse.
“Unë kam ardhur në Amerikë në vitin 2007. Kam bërë bashkim familjar me burrin e parë dhe kam 16 vite në Amerikë tani. Martesa e parë nuk shkoi ashtu siç e mendova unë. Patëm disa probleme familjare dhe martesa jonë u ndërpre. Unë Wasin e kam njohur në punë, ku unë punoja si menaxhere në kompaninë e tij. Aty kemi punuar bashkë dhe në një kohë kemi bërë muhabete, kemi ndarë gjëra familjare. Aty duke kaluar vitet, ai më tregon për veten e tij, që kishte disa probleme me martesën.
Unë fillova t’i shpjegoja jetën time se isha krejt e vetme këtu. Kisha vetëm njerëzit e burrit dhe pak më vonë erdhi djali i dajës dhe daja. Sikur u ndjeva pak më mirë se kisha një person timin afër. Unë doja dikë që të shprehesha, t’i tregoja jetën time, çfarë po ndodhte me mua. Nuk ja tregoja dot familjes sime sepse nuk doja t’i bëja merak, nuk doja t’i mërzisja. I thoja se çdo gjë është mirë. Kisha nevojë të bisedoja, të tregoja atë ç’ka isha duke përjetuar. Kishte ditë që unë vija në punë dhe isha shumë e mërzitur. Ai më pyeste, por unë nuk i tregoja, derisa erdhi një ditë dhe nuk po e mbaja dot më.
Unë u ndava në 2012 dhe lëviza nga shtëpia ku isha me burrin dhe ndejta me qira me gocat. Edhe aty mora prindërit, dmth i merrja çdo 6 muaj për vizitë në Amerikë. Prindërit e takuan dhe e pëlqyen shumë sepse siç e shikoni dhe vetë është shumë i çiltër, familjar, është shumë i ëmbël.
Tre fëmijët e Wasit jetojnë me mamanë e tyre, dy vajzat e mia jetojnë me mua. Ndërsa bashkë me Wasin kemi një djalë dhe një vajzë. Gjithmonë mblidhemi bashkë”, rrëfeu Sonila.