Studiuesi Agron Daliaj, ka bërë publike së fundmi atë që e ka cilësuar si përgjigjja shterruese që albanologu Niko Stilo i jep akademikes Teuta Toska për Ungjillin sipas shën Andreut, i njohur si “Anonimi i Elbasanit”. Sipas publikimit te Z. Dalipaj, replika e Stilos prej një jave i është dërguar në gazetën “Tema”, (media ku është publikuar artikulli i Znj. Toska) por atje nuk ia mundësuan botimin.
Kjo përgjigje është e detajuar në të dhëna mjaft interesante që meritojnë konsideratë.
Më poshtë përcjellim shkrimin e Niko Stilo (Për TEMA);
I nderuari zoti drejtor,
Duke lexuar artikullin e zonjës Teuta Toska, botuar në gazetën tuaj para disa ditësh, për ato që u thanë në një emision televiziv për dorëshkrimin e Anonimit të Elbasanit dhe sepse në atë emision u përmend edhe emri im, dhe më konkretisht sepse u tha se informacioni vjen nga një punim imi, i cili sëshpejti do të botohet në një revistë shkencore gjermane, mendoj se është e nevojëshme të bëhen disa sqarime mbi këtë temë.
Pa u bërë mbrojtës për “pasaktësitë” e “të intervistuarit”, siç e quan zonja Toska, thjesht do të them se dhe shkrimet e zonjës Toska nuk janë të lira nga “pasaktësitë”, sepse, siç shkruan ajo, po të kishte trajtuar me të vërtertë, dhe më saktë nëse teksti në këtë dorëshkrim ishte dhe është i njohur për të, nuk do të kishte shkruar: “Sigurisht nuk bëhet fjalë për një ungjill”, sepse në këtë dorëshkrim kemi vetëm fragmente nga ungjijtë, dhe specifikisht në 14 faqet fillestare, të publikuar nga z. Dalipaj në faqen e tij të internetit, kemi tekst nga një ungjill i panjohur dhe në 45 faqet e tjera që pasojnë edhe pjesë nga katër ungjijtë e Dhiatës së Re, të cilat në disa vende nuk janë identike me Ungjijtë e Kishës së Krishterë Ortodokse. Specifikisht nga Ungjilli i Mateut ekstraktet janë: Kapitulli 10 (1-8) dhe (32-38), Kap. 16 (13- 19), Kap. 19 (27-30), Kap. 27 (62-65), Kap. 28 (9-20). Nga Ungjilli i Markut: Kap. 15 (22- 44), Nga Ungjilli i Lukës: Kap. 2 (120) dhe nga Ungjilli i Gjonit: Kap. 5 (15) dhe (24-30). Kap. 9 (1-38), Kap. 11 (1-43), Kap. 13 (3-11), Kap. 20 (19-31).
Duke u marrë me dorëshkrimin anonim të Elbasanit për një kohë të gjatë, thjesht do të them se është shumë e trishtueshme që ky tekst është i panjohur për botën intelektuale shqiptare, nga e cila zonja Toska është një, sepse në 14 faqet e para të sipërpërmendura kemi një tekst, të cilit vlera i shkon përtej kufijve shqiptarë, dhe specifikisht në këto faqe kemi tekst
Duke marrë parasysh se në dorëshkrimin e Anonimit të Elbasanit kemi tekste nga pesë ungjij, arrijmë në përfundimin se ky dorëshkrim i përkiste një sekti të krishterë. Ky përfundim mbështetet edhe nga informacioni “të premten e madhe”, shkruar me shkurtim në fillim të së parës së faqeve të mësipërme, i cili do të thotë se lexohet si ungjill të Premten e Madhe, në të cilin në Kishat Ortodokse lexohen paragrafët 1-38 nga kapitulli 27 i Ungjillit të Mateut.
Për Vogomilët e thirrur në greqisht si dhe në dialektin toskerish, do të përmend shkurtimisht se ishte një erese (herezi) e Kishës së Krishterë Ortodokse që u shfaq për herë të parë në Armeni dhe Azinë e Vogël. Rreth vitit 950 arriti në Bullgari dhe u zgjerua në Ballkan ku lulëzoi midis shekujve të 10-të 15-të. E njohur është se ndër reformat që kërkonte të bënte në Kishën Ortodokse, njëra ishte edhe përkthimi i Biblës në gjuhën e popullit. Duke marrë parasysh se një nga detyrat më të rëndësishme të kërkimit është përpjekja për të vërtetuar hipotezat, duke supozuar se në dorëshkrimin e Anonimit të Elbasanit kemi pjesë nga Dhiata e Re e Vogomilëve, që përveç katër ungjijve të njohur duhet të kenë pasur qoftë edhe një të pestë, me interes të veçantë gjej se emri Vogomile është shkruar edhe në faqen e
jashtme të këtij dorëshkrimi, të cilën më poshtë e jap në fotokopje.
Ky alfabet që gjuhësia shqiptare e injoron, megjithëse është alfabeti më i vjetër tosk i kohëve moderne dhe që u krijua nga peshkopi i Durrësit, Kosma Mavroudi ose Mavroidi, i cili ishte peshkop në Durrës për pak më shumë se 8 vjet (08.10.1693 15.01.1702), ku edhe vdiq. Ai ishte i arsimuar gjerësisht me studime në Kolegjin Grek të Shën Thanasit në Romë. Informacionet për të i gjejmë në shkrimet e Anastasios Michaelit dhe Maqedones të quajtura ndryshe, për shkak të origjinës së tij nga Naoussa. Ishte njeri shumëgjuhësh dhe gjithashtu i arsimuar gjerësisht e i njohur, ndër shumë të tjerë, për përkthimin e tij në greqishten e re të Dhiatës së Re të botuar në vitin 1710 në Halle, Saksoni, Gjermani, i cili u ribotua në 1810, 1819 dhe 1824 nga British and Foreign Bible Society (BFBS), dhe nga e cila
Duke u pajtuar me atë që është shkruar për dorëshkrimin e Anonimit të Elbasanit, nga Robert Elsie:
“Dorëshkrimi i Ungjillit të Gregorit të Elbasanit përmban përkthime të teksteve të Dhiatës së Re në gjuhën shqipe në një alfabet origjinal të shpikur prej tij. Alfabeti shfaqet vetëm në këtë tekst dhe ne mund ta datojmë atë në vitin 1761.”
Thjesht do të shtoj se është e pamundur që ky dorëshkrim të jetë vepër e peshkopit Gregori, duke e ditur nga njëra anë se Gregori ishte peshkop i Kishës Ortodokse zyrtare dhe nga ana tjetër se në këtë dorëshkrim ka edhe tekste nga librat fetarë apokrifë, të cilat jo vetëm që u ndaluan nga Patriarkana, por rezultuan edhe me ndëshkimin e përdoruesve dhe në shumë raste edhe me vdekje.
Edhe pse R. Elsie nuk jep ndonjë sqarim se si arriti në këto përfundime, do të përmend se ky informacion është nga libri “Greqia e Re ose Teatri Grek”, i George Ioannis Zaviras, botuar në Athinë në vitin 1872, ku për Gregorin, i cili u bë peshkop i Durrësit në vitin 1867, ndër të tjera jep edhe informacionin:
“5. Përktheu Dhiatën e Vjetër dhe të Re dhe i shkroi ato me elemente shqip, të cilat i braktisi.”
Pa hyrë në detaje të tjera këtu, thjesht do të përmend për alfabetin e bërë nga peshkopi Gregori i Durrësit, edhe pse nuk e kam përfunduar studimin tim mbi të, për mendimin tim është i ashtuquajturi alfabet i Elbasanit, të cilin albanologu gjerman J. G. von Hahn e konsideron me shumë gjasa krijim të Dhaskal Todrit, të cilin mund ta quajmë edhe bashkëkohës të peshkopit Gregori i Durrësit, për të cilin është e njohur edhe se jetoi në Manastirin e Shën Gjonit në Elbasan.
Fragmente nga i ashtuquajturi përkthim i Dhiatës së Re të Peshkopit Gregori gjenden edhe në të ashtuquajturin «ΧΕΙΡОГРАФА» Рара Parthemi, nga i cili transferoj fotokopjen e mëposhtëme, duke dhënë pranë saj të njëjtin tekst, siç e gjejmë të shkruar në dorëshkrimin e Anonimit të Elbasanit.
Në këtë tekst është shkruar ungjilli që lexohet në kishat ortodokse mbi të ashtuquajturën “E diela e të paralizuarve”, që është e diela e tretë pas Pashkëve. Më saktë, këtë të diel në kishat ortodokse, lexohen nga Ungjilli i Gjonit, kapitullit 5, paragrafët 1-15.
Niko Stylos
/usalbanianmediagroup.com