Refik Hasani
Kërcnimin të cilin Krahinēs son shqiptare, që përfshin Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën, nga Forumi Strategjik në Bled të Sllovenisë e ka dërguar Ana Brnabiq, kryeministre e Serbisë.
Ky është kërcnim i hapur, ku thekson në një Forum, ku mundemi edhe t’ju vrasim, t’ju dëbojm, t’ju diskriminojm, dhe të mos ndëgjoheni, të mos paraqitni se egzistoni si shqiptarë në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc, në Krahinën e Sanxakut, dhe gjithëandej në Vojvodin dhe Serbi.
Kur ka, dhe përdoret një Gjuhë me urrejtje, racizëm dhe ksenofobi, kur mungon përfaqësim proporcional me numrin e popoullatës, kur ka pasivizim të adresave dhe pastrim i organizuar shtetëror Etnik, kur ka diskriminim dhe kur kjo Krahinë është Rajoni më i pazhvilluar dhe më i diskriminuar në gjithë Evropën.
Shqiptarët, nuk jan që nuk jan vra, burgosur, bastisur ku vetëm në periudhën e bombardimeve të NATO-së më 1999, në komunën e Preshevës, janë vrarë 11 civil shqiptarë, për të cilët nuk ka dhënë llogari askush.
Në Komunën e Bujanocit, gjatë vitit 2000, janë vrarë 13 civilë tjerë. Dhjetra e qindra shqiptarë tjerë, janë keqtrajtuar: rrahur e plaçkitur nga forcat serbe të sigurisë.
Pakica Serbe në Republikën e Kosovës, i gëzojn të gjitha të drejtat, që asnjë pakicë kombëtare në Evrop, nuk i gëzon.
Kurse Shqiptarët në Serbi përkundër mbajtjes së Referendumit më datën e 1 e 2 Mars të vitit 1992, dhe luftës së armatosur të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, është Rajoni më i pazhvlluar dhe më i diskriminuar në gjithë Evropën.
Këso kërcnimi, nuk kishte as në kohën e diktatorit të Ballkanit Sllobodan Miloseviç, nuk ka pasu me përmasa ku kërcnohet, një krahinë Shqiptare.
Këso kërcnimi, nuk kishte as gjatë organizimit dhe mbajtjes së Referendumit më datën e 1 e 2 Mars të vitit 1992.
Këso kërcnimi, nuk kishte as gjatë kohës luftës së armatosur të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, dhe Marrëveshjes së Konçulit.
Serbia, kërcnion haptas edhe në sy dhe para instancave e makanizmave të BE-ja, e të cilat do të duhej marrë seriozisht këto kërcnime.
Shqiptarëve të kësaj Krahine, nuk ju ka mbetur tjetër.
Por, të mos kërkoni të drejta, të mos deklararohen që jan shqiptarë, të mos, paraqesin reciprocitetin me pakicën Serbe në Kosovë, etj