Deklarata e Ylli Gurrës: Në Shqipëri po shfaqet një grup i rrezikshëm brenda islamit

Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra ka theksuar se brenda Islamit po shfaqet një grupim i rrezikshëm.

I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai tha se ky grup po shfaqet në Shqipëri dhe në Kosovë.

Sipas tij këto grupime janë në kundërshti me atë se si funksionojnë shtetet tona.

“Në Shqipëri dhe në Kosovë po shfaqet së fundmi një grupim sekt që qëndron mbi këto kolona, përjashtimin e të gjithë amalgamës fetare të myslimanëve, deklarimin e vetëm  të denjë përfaqësues të fesë që janë në kundërshti me mënyrën se si funksionojnë shtetet tona. Konkretisht ata nuk pranojnë në mënyrë defenitive, fjala vjen dhe votimet. Akoma nuk e kanë shprehur ende publikisht. Një grupim i tillë po mbillet në Shqipëri dhe në Kosovë. Emërtimet e tyre mund të vijnë nga pasuesit pa emër që i marrin nga vendet e origjinës, kryesisht nga Suedia. Ky grupim është brenda Islamit”- tha ai.