Pas dekorimit të kryeministrit Edi Rama me medaljen presidenciale të nderit të Izraelit, Forumi Mysliman i Shqipërisë ka thirrur ditën e sotme një protestë. Nën sloganin “Jo në emrin tim – Tubim për Palestinën”, myslimanët do të protestojnë sot në orën 14:00 para Parlamentit.
Sipas tyre dekorimi i “kryeministrit Rama nga presidenti i Izraelit, nuk bëhet në emër të shqiptarëve, por në emër të mbrojtjes që kryeministri i ka bërë gjenocidit Gaza”.
Ata njoftojnë se protesta do të zhvillohet “për heshtjen që Shqipëria po bën ndaj kësaj masakre që po ndodh në Palestinë”.
Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama u vlerësua me Medaljen Presidenciale të Nderit akorduar nga presidenti i Izraelit, Isaac Herzog. Gjatë marrjes së çmimit Rama tha se ky është një nderim për shembullin që shqiptarët i dhanë botës duke mos dorëzuar asnjë hebre, si edhe tolerancën fetare dhe etnike.
Të nderuar përfaqësues të medias,
Dekorimi i kryeministrit Edi Rama nga presidenti i Izraelit, me medalje, nuk bëhet në emër të shqiptarëve, por në emër të mbrojtjes që kryeministri i ka bërë gjenocidit Gaza.
Ndaj sot një grup shoqatash do të protestojnë përpara Parlamentit, për heshtjen që Shqipëria po bën ndaj kësaj masakre që po ndodh në Palestinë. Ju ftojmë të jeni pjesë e protestës së sotme në orën 14:00.
Faleminderit!