I raportuar i zhdukur prej gushtit të vitit të shkuar, Ervis Martinaj nuk është larguar nga vëmendja e mediave. Martinaj mbetet një emër i lakuar për shkak të përfshirjeve në krime të shumta.
Së fundmi, është bërë publike një foto që nuk është parë më parë e “mbretit të kazinove”.
Një ditë më parë u publikua edhe një video e Martinajt nënë shoqërinë e një tjetri personi që e filmonte teksa i shumëkërkuari lahej në Lagunën e Patokut në Laç.
Martinaj u raportua i zhdukur nga familjarët vetëm një muaj pasi i kishin ekzekutuar kushëririn, Brilant Martinaj. Ky i fundit u vra në një atentat mafioz në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku bashkë me të mbetën të vdekur edhe Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.