Një situatë e pazakontë ka ndodhur sot në Prokurinë e Posaçme, teksa po mbahej vlerësimi i masave të sigurisë për Veliajn dhe të tjerët, ku një person është futur brenda rrethimit të SPAK.
Bëhet fjalë për një grua, e cila ka tentuar të hyjë në ambientet e SPAK, nga ana e burgut. Bëhet me dije se ajo është rrethuar menjëherë nga policia dhe është arrestuar.
Ndërkohë, mësohet se ajo prej kohësh del në protesta dhe dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.