Knut Abraham in der 18. Sitzung des Deutschen Bundestages im Reichstagsgebäude. Berlin, 18.02.2022 *** Knut Abraham at the 18 session of the German Bundestag in the Reichstag building Berlin, 18 02 2022 Foto:xS.xGabschx/xFuturexImage

Deputeti gjerman: Serbia po luan me zjarrin në veri të Kosovës

Deputeti i Gjermanisë, Knut Abraham, është shprehur i shqetësuar për situatën në veri.

Ai ka bërë me dije situata në atë pjesë të vendit është e dëmshme për aspiratat evropiane të të dy vendeve.

“Jam shumë i shqetësuar për zhvillimet në veri të Kosovës, sepse situata këtu po përkeqësohet. Dhe kjo është absolutisht e dëmshme për aspiratat e përbashkëta të Serbisë dhe Kosovës drejt Evropës”, ka thënë Abraham, në një intervistë për DW.

Për situatën në veri, ai më i ashpër ka qenë me Serbinë.

Sipas tij, Serbia nuk mund të zhvillon negociata për anëtarësim me BE-në dhe në të njëjtën kohë të luan me zjarrin në veri të Kosovës.

“Mbi të gjitha shoh se pala serbe duhet të kuptojë se nuk mund të ketë një qasje të dyfishtë. Nuk është e mundur të zhvillohen normalisht negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian dhe në të njëjtën kohë të luhet me zjarrin në veri të Kosovës”, ka deklaruar Abraham.