Deputeti i parlamentit gjerman nga Partia e Gjelbër, Boris Mijatoviq, ka shkruar mbi sulmin terrorist kundër Policisë së Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ai ka thënë se Serbia dhe regjimi i Aleksander Vuçiqit e bartin përgjegjësinë e plotë.
“Serbia dhe regjimi i Vuçiqit e bartin përgjegjësinë e plotë. Kush grumbullon me vite armë në manastire, bart përgjegjësi kur vriten njerëz. Loja e dyfishtë e Kishës Ortodokse dhe e shtetit serb duhet të marrë fund – në mbarë rajonin”, ka shkruar ai.
