Deputeti që para 18 viteve shpalosi Flamurin Kombëtar në Parlamentin e Maqedonisë

Sali Ramadani është një protagonistë i politikës në Maqedoni në periudhën nga mesi i viteve të 90-ta si deputet i PPDSH apo më vonë PDSH-së në Parlamentin e Maqedonisë.

Ai sot është i harruar dhe kaloi edhe ky viti dhe nuk u përkujtua asnjë fjalë për deputetin e guxishëm, i cili më 8 korrik të 1997 nga foltorja e Parlamentit të Maqedonisë nxorri flamurin kombëtar dhe e shpalosi pranë sallës së Parlamentit. Kjo ngjarje tensionuese ndodhi vetëm një ditë para ngjarjeve të Gostivarit të 9 korrikut të vitit të njejtë.

Shërbimet e Parlamentit reaguan fuqishëm, por Ramadani nuk u tremb. Derisa një pjesë e madhe e mediave dhe ekspertëve maqedonas për çështje juridike, që edhe sot janë protagonistë aktual në politik kërkuan arrestimin e tij. Kryetar i Parlamentit ishte socialdemokrati Tito Petkovski, i cili reagoi ashpër, duke kërkuar ndërhyrjen e shërbimeve për heqjen e deputetit të PPDSH-së nga foltorja.

Veprimtarë dhe bashkëpunëtor të tij kanë rikujtuar 8 korrikut dhe aktin e shpalosjes dhe mbrojtjes të flamurit shqiptar në foltoren e Parlamentit të Maqedonisë, gjë që nxiti reagimin e deputetëve dhe krerëve maqedonas të Parlamentit.

Ata kërkojnë që kjo ditë të jetë historike për shqiptarët dhe të organizohet pritje të posaçme për deputetin Sali Ramadani, aktivitete përkujtimore me rastin e kësaj date në gjitha trojet shqiptare dhe diasporë.

Shërbimi për informim i ish-deputetit Ramadani paralajmëron se ai do të rikthehet në politikë dhe se siç thuhet këtë e presin me padurim qytetarët e Kërçovës dhe shqiptarët në Maqedoni.