Rusia duhet të lëshojë raketa në objektiva në Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë Rishi Sunak, ka thënë një deputet rus.
Sipas mediave të huaja, në një video të shpërndarë nga gazetari i BBC-së, Francis Scarr, deputeti Andrei Gurulyov u thotë të pranishmëve në një talk show se “britanikët po përpiqen të shkatërrojnë reaktorët tanë bërthamorë”.
Ai thotë se përgjigja nuk duhet të jetë goditja e vendeve të energjisë bërthamore në Ukrainë, por në vend të kësaj të synohet MB-ja, duke shtuar: “Sunak gjithashtu! Ai është gjithashtu një objektiv!”
Gurulyov thotë gjithashtu se nuk mendon se ka një objektiv në Mbretërinë e Bashkuar që forcat e armatosura të Kremlinit nuk mund ta godasin.
Komentet e deputetit rus vijnë pas sulmit të sotëm të Ukrainës me raketa të marra nga Britania, në një port në Krime, ku u shkatërruan edhe 2 anije ruse.
Kujtojmë se që prej 24 shkurtit të vitit të kaluar, me mijëra persona, civilë dhe ushtarakë, kanë humbur jetën në Ukrainë, pas nisjes së agresionit të pajustifikuar nga Rusia.