Pak kush nuk do të mbetej i habitur nga njëpohim i tillë.
Në ditët e sotme, nënvizohet “shkencërisht”
mendimi i “historianëve”, se arbërorët në Greqi, janë popullsi e ardhur
dhe tashmë e asimiluar. Bile po të kërkoni në Google në zërin
“Arvanitas” në kreun “histori”, do të lexoni se ka mendime të
historianëve, që i quajnë pasardhës të grekëve origjinal, të cilët vetëm
“intermediately”(për një farë kohe) u shqiptarizuan.
Admirali Pavlos Kountouriotis – Presidenti i parë i shtetit grek, arvanitas. Hero
kombëtar i shtetit grek dhe i zgjedhur president 2 herë rrjesht.
Sot,po bëhen përpjekje për të na bindur, se edhe në jugun e Shqipërisë,
jeton një shumicë e «popullsisë autoktone greke».
Atëhere studiuesi Aristidh Kola guxon të thotë atë, që pak kush, jo vetëm në shtetin
helen por as edhe në Shqipëri, nuk ia nxe goja : « Në se i nxjerrim
jashtë këta arvanitas, nuk do të mbetet asgjë nga grekët dhe Greqia ! »
Ku qëndron e vërteta?
Studiuesi i shkencës së Historisë, Marc Bloch, në veprën e tij « Mjeshtria e
Historianit » shprehet : «Qytetrimi ynë do të ketë kryer një përparim të
pamatë, ditën kur fshehja, e ngritur në metodë veprimi…do t’ia lëre
vëndin shijes së informimit » (f84M.B. ) Atëhere rruga më e mirë, është
t’iu drejtohemi fakteve historike. Ja ç’farë faktesh na vijnë nga
udhetare, studiues, bashkohës të shekujve të fundit….
“ Ceva (studiues arvanitas në “Historia e Tebës”):”Dihet se gjatë dhe pas luftës kombëtare deri në 1880, në Atikë
dhe qytetet e Megarës e Athinës flisnin shqip, dhe pak njerëz dinin dhe
flisnin greqisht. ” (f164A.K.)
“…E gjithë Greqia më 1850 fliste shqip. Shateaubriand,
Lamartini, Edmond About dhe të gjithë ata, që e kanë vizituar Greqinë
atë kohë, të gjithë pa përjashtim kanë shkruar se në të vërtetë, duhet
të cilësohet si Shqipëri” (f.213R.A.)
“ – Asgjëkundi gjetkë, më tepër se sa në
mbretërinë greke s’flitet gjuha shqipe, kërkund s’rrjedh kaq gjak
shqiptari, sa në damarët dhe arteriet e kësaj popullate. Në Greqi
shqiptari është në atdheun e tij (f7K.K.)
“…që nga epoka e lashtë deri te Pavarsia e
Greqisë më 1821-30 të erës sonë, nuk ka pësuar në këtë vënd asnjë
ndryshim…greqishtja njihej dhe flitej vetëm nga një pakicë tepër e vogël
(f. 272-273R.A.)
«
Parlamenti Kombëtar i Greqisë në Argolide me mbretin Otton më 1832 dhe
gjatë një dhjetvjeçari bisedonte në gjuhën shqipe, ndërsa rendi i ditës
hartohej greqisht » (f 6K.K.)
« Deri në vitin 1912, admirali Pavlo Kullurioti, Presidenti i
parë i Republikës greke, jepte urdhëra në gjuhën shqipe. (f 538A.K.)
Gjenerali
Theodoros Pangalos – Presidenti i dytë i shtetit grek, arvanit.
Mund të rendisim edhe shumë dëshmi të tjera në këtë drejtim.
Këto dëshmi, jo vetëm që nuk përmënden nga ana e historiografisë sonë, por
shpesh nga akademikët dhe sidomos « analistët » dhe « gazetarët »(pa
përgjithsuar), janë quajtur si «nacionalizma, qe ju ka ikur koha në shek
XXI».
Por si u arrit, që kjo shumicë shqipfolëse, të kthehej në
minorancë?
Kjo u bë realitet, për shkaqe të politikës
ndërkombëtare. Më 3 shkurt 1830, Kongresi i Londrës krijon një
mbretëri të ashtuquajtur greke.
Vetë Anglia, qysh më 1830, nuk donte që mbretëria e re të
kapërcente malin Parnas. Kjo, thoshte ajo, pasi nuk ka Grekë më pertej.
Nga Parnasi në Pind, banorët janë pothuaj të gjithë Shqiptarë dhe
Vllehë. Meqë raca greke, ose e greqizuar, nuk i kalonte 350 mijët, u pa e
udhës që kjo mbretëri e vogël të shtrihej deri në Pind, dmth deri në
gjirin e Prevezës dhe të Lamisë „(f435Zh.F.)
Janë disa faktorë, që e bënë gjuhën greke, gjuhë zotëruese të popullsisë në Jugun e
Gadishullit Ballkanik mbas shekullit të XIX.
Faktori i parë ka qenë politika shfarrosëse që u ndoq ndaj popullsisë shqipfolëse, duke
shfrytezuar besimin fetar.
–
Lufta e nisur në vitin 1821 me synimin për t’u çliruar nga sundimi
osman, u shndërrua në një luftë civile, e drejtuar kundër shqiptarëve
musliman. Por ngjarjet e atyre viteve treguan, se nuk u kursyen nga kjo
fushatë, as edhe shqipfolësit ortodoks.
– Së dyti, marrëveshja me Turqinë për shkëmbimin e
popullsisë muslimane (turke) në shtetin helen, me ate greke (ortodoksë)
në Turqi. « Popullsitë e reja hynë gjatë periudhës së krijimit të
shtetit grek si dhe pas vitit 1922 (bëhet fjalë për shkëmbimin e
popullsisë turke të Greqisë me popullsine greke të Turqisë. Në 1922-in
sipas marrëveshjes dy palëshe ku 1 3000 000 banorë erdhën në Greqi dhe
500 mijë “turq” ikën në Turqi.
Pas 1922, vijnë në Greqi popujt grekë të Azisë së Vogël, të cilët
sjellin zakone dhe tradita të reja në Greqinë deri atëhere të
mbizotëruar nga arvanitasit (f 351 A .K.) Shumë shqiptarë muslimanë,
duke i etiketuar si “turq”, para dhe mbas Luftës së II-të Botërore, u
zbuan me dhunë nga tokat e tyre, drejt Turqisë dhe vendeve të tjera
përreth.
– Dhe së treti, përpjekjet për mosarsimimin në gjuhën e
vatrës, e popullsisë shqipfolëse dhe lufta psikologjike që i bëhej asaj.
Një nga mjetet, për të shuar gjurmët e
banorëve autoktonë shqipfolës, ka qënë edhe ndërrimi i emrave të
fshatrave dhe qyteteve. Kjo u ligjërua me vendimin e Komisionit e
Ndërrimit të Emrave e të fshatrave, i krijuar nga qeveria fashiste e
Metaksait më 1936.
« Ja çfarë emrash shqip kanë patur deri në
shekullin 19, katundet rreth Dodonës: Adrimisht, Bonile, Breshta,
Brianishte, Burdar, Cakrovisht, Cuke, Dober, Frashtan, Gardhiq, Godist,
Gramos, Kluboshar, Labçisht, Lozesht, Mushar, Mush, Pine, Perat, Perlep,
Rrapçisht, Sul, Shotishte, Tishte, Velçisht, Vranje,Vraste etj. (Mexhit
Kokalari« Republika » 7.01.2010)
Gjithashtu u ndalua vënia e emrave shqiptarë.
Deri para disa dekadash, në fshatrat arvanitase të Biotisë (dhe në pjesën
tjetër të Greqisë) ekzistonin sa e sa emra helenë (arbërorë) si p.sh.
Platon, Pindar, Epaminonda, Pelopida, Pluton, Aristidh, Themistokli dhe
më pas u ndaluan pagëzimet me kësisoj emrash dhe u zëvëndesuan me emra
hebraikë si: Joanis, Thomas, Jakovos, Maria etj (f 522A.K.)
Për të
shuar çdo gjurmë të kësaj “shumice shqipfolëse”, shumë figura të njohura
të periudhave, që nga lashtësia dhe deri në shk 19, që kanë bërë
historinë e Greqisë, në tekstet historike paraqiten me origjinë të
ndryshuar. Këto falsifikime e kanë zanafillën që në periudhën bizantine e
deri në ditët e sotme.
“Shumë shpesh ka ndodhur që grekët t’i përvetsonin emrat e
personazheve të shquara dhe t’iu shtonin një emër tjetër të gjuhës së
tyre të gjinisë mashkullore” (f281N.V.)
Në Simpoziumin për periudhën fanariote, zhvilluar më 21-25 tetor1970 mbajtur në Selanik
nga D.Soutzo, familja thesprote Gjika, emërtohet si familje princërore
greke e Vllahisë dhe Moldavisë (f136P.P). Kohët e fundit u bë përpjekje e
organizuar dhe perfundimisht e dështuar që të provohej se të gjithë
këta heronj arvanitas (Kolokotrone, Grive, Andruce madje dhe Suliote)
ishin vllehë! » (f480A.K.)
Ndryshimi i etnisë u është bërë jo vetëm figurave të shquara historike, por edhe fiseve të tëra
shqipfolëse. Fisi i famshëm i suliotëve nga historiografia helene
paraqiten si grekë. Për të fshirë faktet historike, metoda e ndjekur ka
qënë ajo e zhdukjes së dokumentave të shkruara.
Nga fisi i gegëve thuhet se vijnë shumica e farave suliote dhe kjo do të ishte një
pikëpamje e sigurtë, sikur qeveritarët me Maurin dhe Papakostën nuk do
të digjnin arkivin e farës suliote të Boçarëve, që deri atëhere (1832) e
ruante si një send të shenjtë Noti Gj. Boçari në Amfisë. (f 258A.K.)
Po sa është popullsia arbërore sot në shtetin Grek ?
Sipas Aristidh Kolës, Arvanitasit që ndodheshin në Greqinë e 1922, përbënin shumicën e
popullsisë greke (f397 A.K.)
Ndërkohë që sipas të dhënave greke ,më 1928 vetëm 18, 773 qytetarë e quanin veten shqipfolës.
Historiani Sherif Delvina shprehet :Nuk bej gabim të them se janë rreth 2-3
milionë arvanitas në Greqi.
Si vendbanime të tyre tashmë njihen Beotia, Atika, Eubea, Morea e zona të tjera që megjithëse flasin shqip,
nuk kanë të drejtë të kenë as edhe një shkollë për mësimin e gjuhës së
tyre. Punë të madhe ka bërë At Anton Belushi, studimet dhe kërkimet e të
cilit për arbëreshët e Helladhës, mund të themi pa ndrojtje, se janë
një enciklopedi e popullsisë etnike dhe kompakte arbërore në Greqi. Atje
dhe sot gjenden më tepër se 600 komunitete arbërore . (« Lidhja » nr.25
v1991)
Sipas të dhënave po të vitit 1991, shteti Grek njihte një
shifër prej 50 mijë shqiptarofolës duke harruar sigurisht regjistrimin
mbi baza etnike të popullsise, si dhe emigrantët e pas viteve 90. Në
paraqitjen e librit të Thanas Moriatit, ishte edhe deputeti i Pasokut
,arvanitasi Teodor Pangallos, i cili tha: “Arvanitasit nuk mund t’i
shtypte kush në Greqi, pasi ata udhëhiqnin Greqinë, ishin gjeneralë,
kryeministra, presidentë dhe pronarë të kryeqytetit. Por vetë ata e
“gëlltitën” të shkuarën e tyre ,sepse në mënyrë fanatike qenë të bindur
se ishin grekë, dhe me ndihmën e mësuesve arritën ta zhduknin gjuhën
arvanitase…” .Edhe në ditët e sotme, arbërorët përbëjnë një numër të
rëndësishëm të popullsisë në shtetin helen.
Shumë prej tyre as që e dinë etninë e tyre të
origjinës. Për këtë qëllim, ka vetëm një mjet: Të njihet e vërteta
HISTORIKE !