Dhjetëra ushtarë rusë janë parë duke braktisur pozicionet e tyre në vijën e frontit dhe duke u arratisur prej aty.
Kjo sipas pamjeve të shpërndara në rrjetin social Twitter, nga një faqe e cila publikon vazhdimisht video të luftimeve në Ukrainë, transmeton Telegrafi.
Sipas mbishkrimit aty ishin rreth 50 ushtarë rusë që braktisën pozicionet e tyre në fushë të hapur.
Nuk ka informacione se në cilën zonë të luftimeve ndodhi kjo dhe kur u kapën këto pamje. Megjithatë, kundërofensiva e shumëpritur e Ukrainës ka filluar.
Forcat ukrainase thonë se kanë avancuar së fundmi deri në 1.4 kilometra në disa seksione të vijës së frontit pranë Bakhmutit.