Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se Ismet Bahtijari ka pranuar fajësinë për akuzën për pengim dhe frikësim.
Sipas DHSK’së kjo vjen pas marrëveshjeve për pranimin e fajësisë të publikuara dje, ku Haxhi Shala dhe Sabit Jonusi në çështjen gjyqësore gjithashtu pranuan fajësinë lidhur me këto akuza.
Specialja thotë se marrëveshja për pranim të fajësisë bazohet në “faktet e pranuara”, “me çka Bahtijari pranon se disa fakte të paraqitura në aktakuzë do të vërtetoheshin jashtë dyshimit të arsyeshëm dhe janë të vërteta dhe sakta”.
“Në marrëveshjen për pranimin e fajësisë të publikuar sot, Ismet Bahtijari pranon fajësinë për një akuzë për pengim dhe një akuzë për frikësim. Kjo vjen pas marrëveshjeve të ngjashme për pranimin e fajësisë të publikuara dje, ku dy të pandehurit e tjerë në çështjen gjyqësore gjithashtu pranuan fajësinë lidhur me këto akuza. Marrëveshja për pranimin e fajësisë bazohet në “faktet e pranuara”, me çka z. Bahtijari pranon se disa fakte të paraqitura në aktakuzë do të vërtetoheshin jashtë dyshimit të arsyeshëm dhe janë të vërteta dhe sakta. Rregullorja e Procedurës dhe e Provave para Dhomave të Specializuara të Kosovës lejon që Prokurori i Specializuar dhe Mbrojtja të arrijnë marrëveshje për pranimin e fajësisë, e cila duhet të miratohet nga Trupi Gjykues para se të hyjë në fuqi. Trupi Gjykues është duke shqyrtuar aktualisht marrëveshjet për pranimin e fajësisë në këtë çështje gjyqësore.”, thuhet në njoftimin e DHSK’së.
Bahtirajit dje iu refuzua marrëveshja për pranimin e fajësisë.