Top Channel ka siguruar fotot dhe emrat e 4 autorëve që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi.
Gazetarja Dorjana Bezat mëson se autorët e identifikuar nga policia janë; Romario Tabaku, Dorian Alia, Drivald Alia, Elton Kasaj.
Kujtojmë se avokati u dhunua mëngjesin e sotëm jashtë kopshtit ku sapo kishte dërguar fëmijën, në zonën e ish-Bllokut. Mëngjesi ndodhet aktualisht në spitalin e Traumës, ndërsa mjekët pohojnë se gjendja e tij është e rëndë dhe se është futur në intubim.



