Ervis Martinajn dhe Leonard Dukën, i vetëquajtur si “Princi Damian”, dukej se nuk kishte asgjë që t’i ndante.
Miqësia e tyre po i ngrinte ata në majat e botës së krimit, kontrollonin së bashku lojërat e fatit, një biznes prej qindra miliona eurosh dhe trafikun e drogës.
Dërgonin në vende të BE-së sasi të mëdha kokaine dhe kanabisi. Media “VNA” ka publikuar foton e Leonard Dukës dhe Ervis Martinaj në kohët kur ishin të afërt me njëri tjetrin dhe duke bërë xhiro me skaf në det.
Por pasi pushteti i tyre kriminal u rrit aq shumë, nisën dyshimet për tradhti në biznes aq sa Ervis Martinaj nisi të mendonte se miku i tij Leonard Duka po fitonte më shumë nga dërgesat.
Krisja nisi kur një ngarkesë me drogë u kap në Gjermani, lënda narkotike ishte nisur me kamion nën kujdesin e Martinajt në Shqipëri dhe do të pritej nga Duka, por u kap gjatë rrugës nga policia gjermane.