Dishepulli i Rilindjes kombëtare Profesor Hasan Tahsini

Në të gjithë ligjëruesit shqiptarë të cilët shkruajnë për Turqinë dhe aktivitetin e shqiptarëve në këtë vend shprehja: “Me të pyetur gjen edhe Stambollin,”është aq e zakonshme, sa me të drejtë duhet thënë se kjo shprehje ka të vërtetën simbolike “ku në Turqi do ta gjesh patjetër një shqiptar ose një turk që i njeh mirë shqiptarët si në asnjë vend tjetër të rruzullit tokësor. Kështu i ndodhi edhe stërmbesësës së Hoxhë Tahsinit dishepullit të Rilindjes Kombëtare zonjës Manushaqe Halili, kur kërkonte në rrugën Eren Qoj dhe lagjen Yskydarit, sipas një shkrimi të Lumo Skëndos alias Mit’hat Frashërit   qytezën ”Mazarllëkut,” e (varrezave) që t’i linte një tufë me lule të parit të gjakut të saj, si stërmbesë e tij nga e ëma.

Dramë pa shpresë për zonjën, varrezat ishin shumë larg, sepse edhe aty nuk e gjeti varrin e tij, u kthye në Tiranë me një peng në zemër. Është meritë e Doktorit të shkencave filozofike Laurant Bica i cili me një punë titanike ia ka dalë të mbrojë desertacionin me veprën në tre vëllime kushtuar Profesor Hasan Tahsinit. Në një histori mahnitëse për jetën e këtij dishepulli të Rilindjes Kombëtare siç është Hasan Tahsin autorit Laurant Bica, i janë dashur mbi 15 vjet studime. Lauranti në faqet e para të vëllimit të parë tregon vështirësinë e trajtimit të kësaj figure gjigande në kohën e diktaturës.

Megjithse ishte emëruar në fakultetin e Shkencave Politike-Juridike në katedrën e filozofisë qysh në vitin 1973 atij i caktohet të merrte si temë për mbrojtjen e gradës së parë, të kandidatit të shkencave në vitin 1977, temën: Hasan Tahsini- Jeta, vepra, idetë. Kjo temë ishte prerja e artë për kandidatin e shkencave Laurant Bica, sepse siç shkruan ai, lënda “Historia e mendimit filozofik shqiptar” më pëlqente së tepërmi. Ishte pasioni i tij, që do ta shoqëronte tërë jetën edhe në 12 vitet e emigracionit në Turqi. Në vazhdim Lauranti jep shkaqet, se pse e mori temën e desertacionit me figurën e Hasan Tahsinit.

Siç shkruan ai: e mora për disa arsye:- ishte një figurë kryekëput kombëtare;-ishte një figurë pak apo aspak e njohur, më tepër njihej si emër;- ishte një figurë çelës dhe e madhe e Rilindjes, që kish dhënë një ndihmesë në themelet e saj dhe si ideator i saj; ishte një figrurë që kishte ndihmesë  të mirfilltë në fushën e filozofisë. Dhe më e rëndësishme për të ishte se kjo figurë ishte nga Çamëria, për të cilën deri në vitet 1970, nuk kujtohej të fliste askush, asgjë. Me rastin e 40 vjetorit të çlirimit nga pushtuesit e huaj në një konkurs nga Ministria e Arsimit dhe e Kulturës së dikurshme në bashkëpunim me Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë midis 40 monografive  të paraqitura vendin e parë e zuri Kristo Frashëri me Abdyl Frashërin, të dytin Koli Xoxe me Ismail Qemalin dhe të tretin Lauranti me Hoxha Tahsinin, ky është momenti i marrjes së desertacionit së kandidatit të shkencave, pas shumë kalvaresh që e ndoqën atë në vitet 1984-1985. Ai temës që mori për Hoxha Tahsinin i njeh meritën që e “detyroi të mësonte turqishten,” gjuhë me të cilën, siç shkruan ai lidhen jo vite , por shekuj të historisë shqiptare.

Në vëllimin e parë paraqitet studimi i kryer më 1987: Hasan Tahsini-Jeta dhe vepra, idetë. Në pjesën e parë flitet për jetën dhe veprimtarinë e Hoxha Tahsinit dhe në pjesën e dytë autori përqëndrohet tek idetë, në anët e ndryshme të botëkuptimit të tij. Në vëllimin e dytë kemi artikuj të ndryshëm shkencorë kushtuar Hoxha Tahsinit, si nga Vasfi Samimi Visoka dhe përkthime të dy veprave të Hasan Tahsinit, të dy veprave të tij dhe pjesë nga gjuhët osmane e turke nga enciklopedi të ndryshme të cilat kanë të bëjnë me figurën e tij.

Pjesë të tjera të këtij vëllimi janë shkrimet e orientalistëve të ndryshëm shqiptarë të cilët i ka njohur Laurant Bicaj dhe ka pasur ndihmën e mbështetjen e tyre, për të cilën u është mirënjohës, Vexhi Buharaja, Haki Sharofi, Jonuz Tafilaj, Myqerem Janina dhe Albanologu nga Turqia Nexhip Alpan. Në vëllimin e tretë kemi të bëjmë me autorët që kanë shkruajtur për Hoxha Tahsinin, si Ibrahim Daut Hoxha, Profesor. Dotor Nuri Abdiu, studiuesi Sejdi Kondi etj. Lauranti nuk le pa përmendur ndihmesën e Prof. Hasan Kaleshi, Prof. Iljaz Rexha, Prof. Jashar Rexhepagiq, Prof. Ali Vishko. Prof. Koli Xoxa, Prof. Tomor Osmani, Prof. Musa Kraja, Prof. Shefki Osmani. Një ndihmesë e veçantë ka qenë për të, emisioni televiziv për dijetarin Hasan Tahsinin i përgatitur nga Azis Gjergji i cili pati jehonë dhe e bëri të njohur në opinionin publik shqiptar.

Janë veç të tjerëve edhe Manushaqe Halili dhe Namik Selmani, Veis Bajo, Androkli Naqellari, Arben Iljazi, Sazan Golikun, Enver Kushi etj. Me konsideratë shprehet dhe për autorët e dy recencave, për të dy rencensentëve Koli Xoxe dhe Luan Dibra të bërë në Shtëpinë Botuese Enciklopedike. Shumica e veprave të Sami Frashërit dhe Vaso Pashës e Ismail Qemalit dhe të Hasan Tahsinit janë në gjuhën e vjetër turke (osmanisht). Në atë kohë këta ishin personalitete që luanin një rol jo vetëm në kulturën shqiptare, por edhe atë osmane, prandaj patën përdorur gjuhën turke. Një nga burimet kryesore në gjuhën turke të dorës së parë janë artikujt e Sami Frashërit, të Riza Tefikut dhe të tre studiuesve turk Nexhip Asimit, Abdurrahman Sherifin dhe Mahmut Inalit.

Siç shkruan autori janë shfrytëzuar libra të tillë si Enciklopedia gjeografike dhe historike me parathënie të Sami Frashërit, po ashtu tekste të historisë së Shqipërisë e të Ballkanit dhe të Turqisë, e të Francës. Mbështetje me vlerë që i kanë shërbyer autorit kanë qenë edhe materialet e dokumentare e studimore të botuar në vendin tonë dhe në Kosovë me rastin e 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Rinia dhe edukata siç shkruhet për vitin e lindjes së Hasan Tahsinit është ende e pasaktë rrotullohet rreth viteve 1811,1812, 1813. Sami Frashëri në Enciklopedinë e tij në jetëshkrimin për Hasan Tahsinin jep vitin 1811. Data e dhënë nga Sami Frashëri si ish nxënës i tij na duket më e saktë se e autorëve të tjerë. Hasan Tahsini lindi në fshatin Ninat të qytetit Filat nga një familje me tradita atdhetare. I ati i tij Osman Hasan Hoxha, rridhte prej fisit të Ahmetanjëve, më i rëndësishmi në fshatin Ninat.

Ashtu siç tregon edhe mbiemri i tyre, kanë qenë të arsimuar edhe më tepër se të tjerët, për atë kohë. Në kohën kur lindi Hasani i ati ushtronte detyrën e kadiut ( gjykatësit) në qytetin e Filatit. Burimet turke e përmendin Osmanin si një njeri të ditur e me kulturë të gjerë për kohën. Nga viti 1818 rezulton se Osmani kaloi nga Pashallëku i Janinës në atë të Shkodrës, ku e thirri Mustafa Bushatlliu me fuksionin e mësuesit të vetë. Aty ky mësues që gëzonte edhe disa gjuhë të huaja të mësuara në medrese të nivelit të lartë, i mësoi Pashait Bushatlli edhe gjuhët e huaja. Nga kjo jetë intelektuale e të atit përfitoi edhe Hasani i vogël. Më vonë e shohim Hasan Tahsinin në fshatin Pandelejmon afër Ninatit, ku ishte medreseja më e mirë e zonës. Pas disa vjetësh në Shkodër i ati i Hasnit kaloi në Berat me banim familjarisht në lagjen Kala. Atje Osmani u njoh me Theodhor Karbunara (i ati Babë Dudë Karbunarës) dhe kjo lidhje shpjegon marrëdhëniet e Hoxha Tahsinit me Babë Dudë Karbunarën.

Të mos harrojmë se në Berat ishte një klimë ku ende nuk ishte shuar zjarri luftërave të Ali Pashë Tepelenës  dhe Mustafa Pashë Bushatlliut, për më tepër ishte rrezistenca kundër pushtuesit turk në të katër anët e Shqipërisë. Në Berat Hasani jetoi gjatë deri në vdekjen e të atit dhe vazhdonte medresenë. Pas vdekjes së Osmanit ai u kthye në Ninat me të jëmën dhe vëllanë Maliqin e motrën, ku ndenji disa muaj dhe në mars të 1883 la fshatin e lindjes dhe shkoi në Stamboll, ku gjeti një mjedis të favorshëm në kolonitë shqiptare. Ndjenja e atdhedashurisë e shqiptarëve ishte shumë e fortë dhe ata mbanin lidhje me të ngushta me Shqipërinë. Në kryeqytetin turk Hasani ndoqi medresenë e Fatihut.

Nga bashkënxënësit dhe mësuesit e tij mbahej mend si një nxënës që i mahniste me zotësinë e tij. Në enciklopeditë e ndryshme shkruhet që e mbaroi medresenë me rezultate të shkëlqyera dhe diplomën ia dorëzoi mësuesi i vet dijetari Mustafa Vidinliu. Në Stamboll Hasani ndiqte me vëmendje ngjarjet e kohës, lëvizjet kombëtare dhe shoqërore të popujve të tjerë që vuanin nën robërinë osmane, dhe të vetë popullit turk. Në vitet 1840 në Shqipëri zhvillohen kryengritje në very e në jug të saj. Përshtypje të madhe tek ai kanë bërë kryengritjet që përfshinë Shqipërinë e Jugut, nga Çamëria deri në Shkumbin të cilat synonin autonominë e gjithë Shqipërisë dhe siç thuhet në vargjet e këngës çame “as për vete, as për ti, po për gjithë Shqipëri.” Kryerja e shkollës në Stamboll përkoi për Hasanin me kohën kur në Turqi po bëheshin përpjekje për laicizimin e arsimit turk. Me nismën e Mustafa Reshit Pashës (1800-1858), burrë shteti turk e reformator i kohës së Tanzimatit në gusht të vitit 1846 iu paraqitën sulltanit të kohës, Abdyl Mexhitit (1839-1861), tre project ligje, të cilët më vonë u kthyen në ligje. Ata parashikonin një reform në arsimin fillor, të mesëm e të lartë.

Kur u bë vezir Reshit Pasha mendoi të mblidheshin studenta nga medresetë e të zgjidheshin disa prej tyre edhe idërgoi në Europë tre studentët e parë në mes të të cilëve ishte edhe Hasn Tahsini, Seit Toptani dhe Ibraim Shinasi. Hasani u dërgua për të studiuar shkenca shkencat fizike dhe natyrore. Pas kthimit nga Franca Hasan Tahsini jepte mësim në medresenë  Fatihut dhe ishte mik me Seit Toptanin dhe Ibrahim Shenasin sipas shkrimive të H.Dalliut: Patriotizma në Tiranë” shkruan autori Bica. Sipas Sami Frashërit Hasani dhe Ali Jakova ishin myderizët më të dëgjuar të Stambollit. Ndër të tjera Sami Frashëri shkruan : “Nga gjiri I kombit shqiptar kanë dalë shumë dijetarë… Ali Efendi Jakova.. Hoxha Tahsini etj…, të cilët kanë vdekur ndër këto kohët e fundit, janë dalluar në mes dijetarëve me dije e mendje të mprehtë”. Në vlimin e lëvizjes kombëtare qarqet intelektuale shqiptare zuri rrënjë bindja se, jo vetëm e drejta për arsim e kulturë kombëtare, por edhe çlirimi kombëtar ishte një nga prioritet e domosdoshme të saj. Sipas një burimi thekson autori, Hoxha Tahsini është një nga ispiruesit e lëvizjes kombëtare të lindur pikërisht në Stamboll.

Pra Tahsini është ndër rilindasit e parë, fill pas Naum Veqilharxhit, në krye të përpjekjeve që bëhen për krijimin e Alfabetit dhe të zhvillimit të arsimit shqip, në vitet 1850 në kryeqytetin Osman. Janë një sërë patriotësh si Jani Vreto, Thimi Mitko, Seit Toptani Pashko Vasa, Daut Boriçi, Isuf Tabakun, Mehmet Zerqanin, Ibrahim Hysenin, Vehbi Dibrën, Iljaz Pashë Dibrën nga Dibra e shumë të tjerë, që së bashku me Hasan Tahsinin i vihen punës për çështjen kombëtare. Në mënyrë të veçantë theksohet nga autori lidhja e Hasan Tahsinit dhe Seit Toptanit me një sërë rilinasish turq ndër më të shquarit, si Ibraim Shinasi, Namik Qemali dhe Zija Pasha (këta të fundit me origjinë shqiptare. MË 1856-1858 u nisën një varg personalitetesh turke në Europë për të përfituar nga zhvillimi i shkencës.

Në këtë kuadër u nis Hasan Tahsini nga Stambolli për në Paris në shkurt të vitit 1857, ku ndenji deri në shkurt të vitit 1869, pra 12 vjet, për t’u përgatitur për universitetin e ardhshëm. Zyrtarisht Hasani 40 vjeçar figuronte me fuksion diplomatik në ambasadën osmane në Paris. Ai u ngarkua të jepte mësimin e gjuhës arabe dhe teologjinë në shkollën osmane (Mekteb-i Otoman), si dhe t’u mësonte turqishten nënshtetasve osmanë të krishterë që jetonin në Paris. Sipas Sami Frashërit, ai mbaroi Fakultetin e Shkencave Humane për filozofi dhe psikologji dhe ndiqte zhvillimin e shkencave natyrore, si të matematikës, fizikës, kimisë, astronomisë dhe gjeologjisë. Hasani studoi sistemin arsimor francez.

Njëkohësisht ndiqte me vëmendje jetën kulturore, artistike e shkencore të kryeqytetit frëng. Gjatë viteve të qëndrimit në Francëai ka qenë në kontakt me personalitete të ndryshme nga më të shquarit shkencëtarë, si astronomin e shquar, zbuluesin e planetit Neptun, Urban Zhan Zhozef Lëvërje (1811-1877), drejtor i Observatorit të Parisit, historian si petagogu  i shquar Viktor Duruy, ministër i arsimit në atë kohë në Francë; orientalistë, si Leon Kahun, dhe Arminius Vamberi, i pari francez dhe i dyti hungarez, me të cilët në vitin 1869 Hasani ka patur lidhje të ngushtë nga e cila u njojtë edhe Sami Frashëri. Në veçanti Hasani u muar me astronomi. Për dy vjet me rradhë i dha mësime astronomie nxënësit të tij poetit turk Abdullak Hamitit, djalit të ambasadorit turk në Paris. Gjatë qëndrimit në Paris Hasani njohu ligjin e ruajtjes dhe transformimit të energjisë, jehona e të cilit u përhap edhe në Francë.

Në Paris h. Tahsini u lidh me një varg personalitetesh turke që ndodheshin aty, si me tre ambasadorët osmanë që erdhën njëri pas tjetrit nga viti (1860-1865), si Ahmet Vefik, gjuhëtar i shquar, Hajrullah Efendi, historian i njohur dhe Safet Pasha, më vonë ministër i arsimit. Ai sihte një ndër anëtarët më aktivë të “Shoqërisë së Osmanëve të rinj.” Synimi i pjesëtarëve të kësaj shoqërie ishte shpallja e Kushtetutës në Turqi dhe vendosja aty e një monarkije kushtetuese, ose në rastin më të mirë, një republikë borgjeze osmane. H. Tahsini së bashku me Namik Qemalin, Ibrahim Shinasin, Reshat Beun e Nuri Beun sirianin Anis el Bitar, një armen e të tjerë, i përkiste grupit më të avancuar që aspironte për republikë.

Kastriot Kotoni