Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ndau sot mesazhin e Anila Hyka Smørgrav, një shqiptare e suksesshme në fushën e IT dhe telekomunikacionit, Ambasadore e Kombit dhe promovuese e arsimit, kulturës dhe integrimit të diasporës shqiptare.
Anila Hyka Smørgrav u shpreh se, Dita Arbëreshe dhe Samiti i tretë i Diasporës janë një ngjarje shumë e rëndësishme.
Ajo theksoi se ky Samit është një kuvend ku të gjithë bashkë kemi mundësinë të shkëmbejmë e të japim mendime dhe të dëgjohet fjala jone. Në mesazhin e saj Anila Hyka Smørgrav duke iu drejtuar bashkatdhetarëve në Francë e kudo theksoi se, “nëntori është një muaj i veçantë për ne pasi na bën bashkë në shumë aktivitete dhe festime të ndryshme, por ky vit nëntori është edhe më i rëndësishëm dhe më i veçantë, pasi në datat 22 dhe 23 nëntor, mbahet Dita Arbëreshe dhe Samiti i tretë i Diasporës. Një ngjarje shumë e rëndësishme për ne, një një kuvend ku të gjithë bashkë kemi mundësinë të shkëmbejmë e të japim mendime dhe të dëgjohet fjala jone.
“Për ata që akoma nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen ju inkurajoj të regjistroheni në faqen zyrtare të MEPJ, apo të Agjencisë Kombëtare të Diasporës. Për ju që tashmë e keni marrë konfirmimin shihemi në Tiranë n javën e bukur të Samitit”, u shpreh Anila Hyka Smørgrav.