Dita e Evropës festohet vetëm në Kosovë dhe në një vend tjetër, në shtetet e tjera punohet

Sot në Kosovë është ditë feste, ku shënohet Dita e Evropës. 9 maji ka vite që është futur në kalendarin zyrtar të festave.

Kjo ditë në 26 prej 27 vendeve të BE-së, shënohet me me aktivitete të ndryshme, por e kanë ditë pune, për dallim prej Kosovës, ku është ditë pushimi.

Nga vendet e BE-së, i vetmi që këtë ditë e ka festë kombëtare është Luksemburgu, GDP-ja e së cilit është 85.51 miliardë.

Ndërkaq për ironi, Kosova është vendi i vetëm në rajon që deri në vitin 2024 nuk mund të lëvizë lirshëm pasi liberalizimi i vizave është miratuar tek këtë vit.