Një ditë e veçantë ka qenë ajo e së enjtes për familjen Berisha. Djali i vogël i Shkëlzen Berishës, i cili tani ia ka kaluar me shtatlartësi edhe të atit, ka festuar maturën.
E sigurisht familjes Berisha i është dashur të udhëtojë drejt Suedisë, aty ku dhe Laidoni vijon studimet.
Ish-kryeministri, Sali Berisha, përmes një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar disa copëza nga ceremonia e maturës e nipit të tij. Duke qenë se ai ndodhet në “arrest shtëpie”, s’ka mundur që të jetë prezent për të përjetuar nga aftër emocionet e diplomimit të Laidonit.
Por, sigurisht në këtë ditë të rëndësishme nuk mungoi Liri Berisha, e cila së bashku me djalin e saj, Shkëlzenin, e mbesën, Medinën, duartrokitën nga afër Laidonin i cili përfundoi maturën me rezultate shumë të mira.
“Familja jonë dje kishte një gëzim të veçantë. Laidon Berisha, djali i Shkëlzenit, mori dje maturën me rezultate shumë të mira në një ceremoni të bukur shkollore dhe familjare. Me këtë arritje të rëndësishme, Laidoni bëri shumë krenar prindërit dhe të gjithë familjarët e tjerë! Nga zemra shumë urime Laidonit dhe shëndet e suksese në studimet universitare, përqafime. #sb”, shkruan Berisha në “Facebook”.
Ndërkohë kujtojmë se në po të njëjtën shkollë, një vit më parë, mbaroi maturën edhe Medina, vajza e Shkëlzen Berishës. Njëjtë si dhe vëllai, edhe Medina, arriti që të përfundonte maturën me rezultate të shkëlqyera.