DJ i njohur Garrix elektrizon Tiranën, ‘luan’ vallen e Tropojës për fansat shqiptar

DJ i njohur Martin Garrix ka elektrizuar Tiranën, ndërsa ka vendosur vallen e Tropojës gjatë koncertit që u zhvillua mbrëmë në Parkun e Liqenit në Tiranë.

Të pranishmit shihen teksa brohorasin dhe kërcëjnë nën ritmet e valles shqiptare.

Një video është ndarë edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, në rrjetet sociale.

“E ka kuptuar edhe Martin Garrix që nuk ka festë në Shqipëri pa valle”, shkruan Veliaj.