Djali i tij nuk luajti asnjë minutë në Euro 2024, shpërthen babai i lojtarit të kombëtares: Zoti i shkatërroftë!

Pas humbjes së djeshme të Shqipërisë përballë Spanjës, nuk kanë munguar as reagimet e shumta, disa prej tyre jo edhe aq mbështetëse për skuadrën.

Një prej tyre ka qenë edhe reagimi i babait të qendërmbrojtësi Ardian Ismajli. Ky i fundit nuk u inkuadrua për asnjë minutë në lojë nga trajneri Sylvinho edhe pse luajti rregullisht në ndeshjet kualifikuese të europianit.

Në reagimin e tij, Ilmi Ismajli babai i mbrojtësit të kombëtares, shkruan se djalit të tij i është vjedhur ëndrra e fëmijërisë që kishte për të luajtur në një europian.

“Ardian, Behu i qëndrueshëm dhe i fort për ketë padrejtësi, per kete tradhti, te jeni krenar per çdo gjë qe keni dhënë për Kombëtaren sepse e kemi detyrim!

Zoti i shkaterroft te gjithe ata qe ta vodhen endrren qysh nga femijeria te cilen ma tregoje…

Zoti i shkaterroft ata qe te bene pabesi, te bene tradheti sepse shume ke besuar dhe nuk keni faj se ne ballet e tyre nuk shkruante i pabes…

Je i qet se dite te bardha dhe karrier te madhe jeni duke pritur, eshte shume afer…”- shkruan ai në rrjetet sociale. Versus.al